Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Polonia konfirmon dërgimin e tankeve në Ukrainë

schedule21:24 - 25 Prill, 2022

schedule 21:24 - 25 Prill, 2022

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki konfirmoi sot dërgimin e tankeve T-72 të prodhimit sovjetik në Ukrainë, pa specifikuar sasinë raporton në Twitter Kyiv Independent.

Në mars, Polonia tha se ishte gati t’i dorëzonte të gjithë avionët e saj luftarakë MIG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani “menjëherë dhe pa pagesë” si pjesë e një plani për t’i ofruar avionë ukrainasve.

Por Pentagoni tha se oferta nuk ishte “e qëndrueshme”.

Zëdhënësi John Kirby tha se propozimi për dërgimin e avionëve në bazën ajrore amerikane Ramstein “ngre shqetësime serioze për aleancën e NATO-s”.

Të premten Ministria e Mbrojtjes  konfirmoi  se Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia po bashkëpunojnë për të furnizuar Ukrainën me tanke.

BBC raportoi se ukrainasit do të merrnin  tanket polake T-72 dhe se  tanket polake të dërguara në Ukrainë do të zëvendësohen me tanket britanike “Challenger 2”.

Tanket janë lëvizja më e fundit e britanikëve ndaj Ukrainës, krahas mjeteve të tjera të blinduara që do të dërgohen, për të cilat është vendosur më herët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!