Polonia ka dërguar mbi 200 tanke në Ukrainë

schedule09:18 - 30 Prill, 2022

schedule 09:18 - 30 Prill, 2022

Polonia ka dërguar mbi 200 tanke T-72 në Ukrainë gjatë javëve të fundit. Deri më tani, Polonia i ka ofruar Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë 1.6 miliardë dollarë, tha javën e kaluar kryeministri polak Mateusz Morawiecki, sipas CNN.

Përveç tankeve, pajisjet përfshinin gjithashtu dhjetëra automjete luftarake të këmbësorisë dhe tanke 2S1 Carnation, dronë, raketa-hedhës Grad dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Piorun (Thunderbolt).

Anëtarët e NATO-s kanë ofruar ndihma ushtarake për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Javën e kaluar, një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së tha se SHBA-ja kishte krijuar një qendër kontrolli për të koordinuar dërgesat dhe shpërndarjen e ndihmave ushtarake për Ukrainën.

/abcnews.al