Politikës shqiptare i dërgohen mesazhe në shqip dhe gjuhë të huaj: Dialogoni!

schedule12:00 - 18 Nëntor, 2019

schedule 12:00 - 18 Nëntor, 2019

Stabiliteti politik është i rëndësishëm që të mos depërtojë terrorizmi dhe ekstremizmi fetar. Ky mesazh u dha në Konferencën me temë “Feja si instrument për paqen”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë vendeve të rajonit dhe të departamentit amerikan të shtetit.

Bashkëjetesa shqiptare në Shqipëri është shembull për tu ndjekur në mbarë botën por jo qeverisja, në vecanti kjo e sotmja. Mbi këto pretendime presidenti Ilir Meta i drejton thirrjen e rradhës kabinetit të këshillit të ministrave që të hartojnë ligje për të ulur nivelin e varfërisë që është edhe ndikuesi kryesor i terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

Në konferencën me temë Feja si instrument për paqen, politikanët shqiptarë morën mesazhe edhe në gjuhë të huaj.Ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Broënback i ftoi të bashkohen dhe të dialogojnë.

“Shpresoj të jetë dialog edhe mes politikës. Politika është larg fesë por duhet. Armiku është mosbesimi. Ne mund ta heqim qafe mosbesimin. Të heqin dorë nga gabimet. Dialogu kuptimplotë, mund të ndodhë, duhet të ndodhë. Të kthehen nga parajsa të shërojnë shpirtin e tyre. Armiku është dëshpërimi. Duhet t’i heqim qafe. Përfaqësuesit politikë dhe të fesë duhet ta përçojnë këtë. Dialogu mund të ndodh, kërkon përpjekje kërkon lutje”.

Kosova ka një tjetër këndvështrim. E ka parë fenë si shembull të bashkëjetesës por nuk ka lejuar të bëhet pjesë e politikës që nga koha e luftës.

“Në gjatë luftës nuk kemi lejuar të implikohet feja. Kemi vazhduar traditën e Kosovës kur asnjëherë nuk kemi pasur konflikt ndërfetar. Edhe në Kosovë jemi përballur me radikalizmin. Por kemi reaguar menjëherë. Sot Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e luftës kundër terrorizimit. Po punojmë me kthimin e grave dhe fëmijëve. Jemi duke punuar me kujdes.”

Një apel ndryshe erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Nikola Selakoviç. Sipas tij injoranca e madhe ka rrezikuar paqen pasi nëse kultura do të mbizotëronte mes serbëve dhe shqiptarëve do të shihnin se kanë shenjtë të përbashkët.

 “Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shejtët e Serbisë, Anxhelina e Serbisë ishte një fisnike shqiptare. Ajo është e varrosur 50 kilometra në manastirin e Kushedolit në Beograd Ashtu edhe shumica e shqiptarëve, nuk e dinë që shejti i varrosur në Elbasan ishte serb, Xhon Vladimir ishte shenjti i parë ndërmjet serbëve. Përveç faktit që ne kemi jetuar pranë njëri-tjetrin për shekuj është se nuk e njohin njërin-tjetrin mjaftueshëm. Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë”.

Kjo konferencë u organizua në Tiranë nga Presidenca shqiptare në koordinim me Departamentin Amerikan të Shtetit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!