Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Politikat globale dhe siguria/ Agresioni rus, Rama: Integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë i paprekshëm

schedule19:02 - 21 Tetor, 2025

schedule 19:02 - 21 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në forumin ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale në Londër.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u ndal tek sfidat globale si edhe lufta në Ukrainë dhe ndikimi rus.

I ndalur tek situata në Ukrainë Rama tha se Europa ende nuk ka një plan paqe të veten, ndërsa theksoi se integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë i paprekshëm.

“Besoj që të jesh nën trysni shumë të madhe dhe shpërqendruese të medias sociale, politika e partive përgjithësisht në pjesën demokratike të botës, është bërë gjithmonë e më pak e respektuar dhe më pak e ndjekur nga njerëzit. Unë besoj në mënyrën time modeste që ajo çfarë njerëzit në këto vende apo pjesë të tjera të Europës kërkojnë është fakti që kanë humbur sensin e asaj që kanë, dhe ideja që duke kërkuar diçka ndryshe dhe mund të humbasin të që kanë është tmerruese në këndvështrimin tim. Pra nuk është e lehtë. Dhe ma ha mëndja që do të bëhet më keq përpara se të bëhet më mirë. Pra ideja se çfarë duhet bërë me këtë projekt të mrekullueshëm që quhet BE po shkakton më shumë hutim dhe më shumë dëm.

Të marrim një shembull, agresioni rus në Ukrainë. Për disa vite gjatë administratës së mëparshme amerikane Europa jashtkontraktoi politikën e vet të jashtme dhe e vuri veten autopilot duke ndjekur SHBA, në dritën e konfliktit dhe qasjen që ishte maksimaliste. Tani situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që konsiderohej se ishte një fjalë e papranueshme, armëpushim dhe kur e përmendi Viktor Orban u trajtua me përçmim, por kur e përmendi Trump të gjithë udhëheqësit europian e pranuan…Por edhe sot që flasim Europa nuk ka një plan paqe të veten. Është legjitime të mbështetësh Ukrainën e të kundërshtosh marrjen me forcë…Por na duhet të kemi një plan si duket kjo paqe? Mungesa na bën të varur nga çfarëdo lloj gjëje që do të bëjë Uashingtoni në këtë drejtim…

Pyetje: Jeni takuar me Putin

Edi Rama: Ne jemi një rast shumë i veçantë. Sepse Shqipëria është i vetmi vend që asnjë figurë nuk ka ardhur që nga 1960, asnjë nga pala jonë nuk ka shkuar në Moskë të vizitojë Kremlinin. Kjo ka lidhje me historinë tonë. Ne kemi patur një histori ndryshe nga vendet e tjera të bllokut komunist. Sepse i konsideronim tradhtar…Kur sovjetikët e braktisën Stalini ne vazhduam të ndiqnim Stalinin…Deri në vitet ’90…Kjo krijoi një mungesë totale besimi dhe tërheqje nga Rusia…Ne e dashurojmë Dostojevsktin, por nuk ka pëlqen Putin dhe Rusia aktuale. Nuk kemi të bëjëm më të,

Pyetje: Nuk keni pasur takime të mëparshme qeveritare?

Edi Rama: Jo nuk kemi pasur. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë…

Pyetje: Një ndryshim të kufijve në Europë

Edi Rama: Unë nuk besoj që jo vetëm në Europë, por edhe në vende të tjera do të pranohen ndryshim kufijsh. E thonë të gjithë qartë që integriteti territorial i Ukrainës duhet të jetë i paprekshëm. Por nga ana tjetër ka forma të ndryshme marrëveshjes që mund t’i çelin  rrugën paqes apo në formë e një konflikti të ngrirë pa pranuar asnjë ndryshim kufijsh. Kjo besoj është qasje e drejtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!