Politikat anti-demokratike, Kongresi Amerikan prezanton rezolutën kundër Iranit

schedule10:52 - 11 Shkurt, 2023

schedule 10:52 - 11 Shkurt, 2023

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar rezolutën dypartiake që dënon qeverinë e iranit për politikën  anti-demokrartike që ndjekë.

Në rezolutën e publikuar në faqën zyrtare e Dhomës theksohet nevoja se uashingtoni të bashkëpunojë me europën dhe vendet e ballkanit perëndimore, përfshirë dhe shqipërinë, për të parandaluar veprimet keqdashëse të Teheranit

“U bëjmë thirrje agjencive përkatëse të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të bashkëpunopjnë  me aleatët evropianë, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit, ku Irani ka zgjeruar praninë e tij.

Irani duhet të mbahet përgjegjës për shkeljen e privilegjeve diplomatike. Duhet t’i bëhet thirrje qeverisë iraniane të ndalojë aktivitetet keqdashëse. Vendet aleate duhet të parandalojnë misionet diplomatike të regjimit, me qëllim mbylljen e tyre dhe dëbimin e agjentëve.”

Ndër rastet më të fundit të aktiviteteve të Iranit figuron edhe sulmi kibernetik ndaj institucioneve  shqiptare. Qeveria shqiptare ka urdhëruar mbylljen e ambasadës së Republikës Islamike në Tiranë dhe ka larguar stafin e saj.

Po ashtu në rezolute theksohet edhe mbështetja e palekundër të shba-së për protestuesit të cilët për muajh me rrallë kanë kërkuar largimin e qeverisë për shkak të politikave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!