Të burgosurit duhet të përdoren si “kavie laboratori” në mënyrë që të përshpejtohet procesi i gjetjes së një vaksinë apo kure për koronavirusin.
Ky sugjerim aspak i zakontë është bërë nga një politikan rus, sipas të cilit kjo mënyrë mund të përshpejtojë garën për një kurë të mundshme për virusin që ka pushtuar botën.
Vladimir Zhirinovsky ka propozuar që të burgosurit që kanë kryer krime serioze t’u ofrohet shkurtim dënimi në këmbim që të injektimit të vaksinës eksperimentale.
Ultranacionalisti pro-Vladimir Putinit tha: ‘Na duhet që të bëjmë sa më shpejt teste në njerëz, në vullnetarë.”
“Ju siguroj se, ata që ndodhen aktualisht pas hekurave do ta merrnin me gjithë qejf mjekim të ri, medikamente, vaksina, që të testohen tek ta, nëse u përgjysmohet dënimi”, shtoi Zhirinovsky.
Vladimir shtoi gjithashtu:
“Le të themi që një i burgosur është i dënuar me 10 vite. Ne i themi atij: Ja ku ke një mjekim të ri. Do të testohet tek ty për dy apo tre muaj dhe dënimi jot do të përgjysmohet. Ti do të qëndrosh në burg vetëm për 5 vjet. Me mijëra vetë do të përgjigjen…”
Zhirinovsky, lider i Partisë Liberale Demokratike, partia e tretë më e madhe në parlamentin rus, i dha këto deklarata për Rossiya-24. /abcnews.al/