Politikani me emrin Joseph Stalin pritet të fitojë zgjedhjet në Indi

schedule21:33 - 30 Prill, 2021

schedule 21:33 - 30 Prill, 2021

Një politikan që ka emrin e diktatorit famëkeq rus Joseph Stalin pritet që të fitojë zgjedhjet e mbajtura të premten në Indi. Projeksionet e Exit Poll-eve tregojnë se partia e M.K. Stalin do t’i fitojë zgjedhjet në Tamil Nadu, në Indinë jugore me një diferencë të madhe.

Drejtuesit të partisë ia vuri emrin e Stalinit në nder të diktatorit komunist, i ati M. Karunanidhi, katër herë kryeministër i krahut në majtë në vend.

Lindur pak ditë para se ai që mbante emrin e tij të ndërronte jetë në 1953, Stalini indian, një demokrat i përkushtuar, ka pranuar në një intervistë të dhënë në 2019 se emri i tij e kishte vënë disa herë në pozita të vështira në Rusi.

“Sapo zbrita në një aeroport rus, më kërkuan që t’u them emrin. Kur u thashë “Stalin” shumë njerëz në aeroport filluan të më shikonin, “tha ai për Times of India.

“Ndërsa kontrollonin pasaportën time, zyrtarët më bënë disa pyetje para se të më lejonin të hyja,” tha ai për udhëtimin në 1989.

“Shumë njerëz në Rusi nuk e pëlqenin Joseph Stalin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!