Politikani brazilian: Ne po luftojmë me dy koronavirusë!

schedule15:55 - 7 Maj, 2020

schedule 15:55 - 7 Maj, 2020

João Doria është guvernatori i São Paulo-s, shtetit më të pasur të Brazilit. Ai dikur ishte një aleat i Presidentit brazilian Jair Bolsonaro. Por të dy tashmë kanë përplasje rreth mënyrës sesi duhet të menaxhohet koronavirusi.

Të martën u njoftua se 615 persona kishin humbur jetën nga Covid-19 në Brazil në 24 orë, numri më i lartë i vdekjeve për një ditë të vetme kudo në hemisferën jugore.

Doria ka imponuar një karantinë në tërë shtetin për të ngadalësuar virusin; Bolsonaro mendon se të mbyllur në shtëpi duhet të qëndrojnë vetëm më të prekurit ndërsa është gjithashtu pro kthimit të njerëzve në punë.

Bolsonaro thuhet se vazhdon që të nënvlerësojë kërcënimin që mund të vijë nga Covid-19 dhe, muajin e kaluar, ai iu bashkua një mitingu anti-izolim ku u pa duke u kollitur pa e mbuluar gojën.

Kjo e ka vendosur guvernatorin e São Paulo-s në një kurs përplasjeje me presidentin e vendit.

“Ne kemi dy viruse për të luftuar, koronavirusin dhe virusin Bolsonaro,” i tha Doria korrespondentit të BBC-së në Amerikën e Jugut, Katy Watson.

Deri më tani, Brazili numëron 126,611 të infektuar dhe 8,588 viktima si pasojë e Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!