Çfarë mësuam nga këto zgjedhje? Ishte kjo tema e bisedës në studion e ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi dhe te ftuarit Entela Binjaku, Blerta Tafani dhe Anaid Kaloti. Sociologia Binjaku tha se tek studentët e saj të moshës 19-21 kishte mungesë të theksuar të mos besimit nga politika, sikurse kishte nga ata që mendonin se Rama ishte një lider dhe Basha jo.
“Unë shikoj, veçanërisht tek të rinjtë, që ka një mosbesim shumë të lartë te mënyra se si u votua dhe tek situata përfundimtare. Votimi në presion dhe i detyruar është mjaft i përhapur sidomos nëpër rrethe”, pohoi Entela.
Ermali i pyet nëse janë të shkëputur shqiptarët nga familjarët apo lidhjet e punës?
“Ne nuk jemi fare të shkëputur. Nuk e diskutoj fare këtë gjë që ka patur, le të themi që ka pasur një lloj ndikimi meqë ti ke një të afërm në punë dhe hajde voto dhe ti”, tha Blerta.
Duket se në vendin tonë është e vështirë të pranohet rezultati i zgjedhjeve sidomos kur është fjala për atë që ka humbur. Përse nuk ka doreheqje? ‘Jovan Bregu nuk e lëshoi magazinën’ ironizoi Anaidi duke shtuar se Basha duhet të zgjohet.
“Nëse Zoti Basha na dëgjon, ka ardhur dita t’I thërrasi mendjes. Të bëj diçka të ndershme të dalë para gjithë njerëzve dhe të thotë “Po, unë I humba zgjedhjet! I humba bindshëm zgjedhjet”. Sepse me këto lloj ritmesh ka për humb dhe zgjedhjet e 2025”.
Si u komentuan votat e marra nga personazhet publike si Ori Nebijaj apo Najada Çomo? Të ftuarit ndahen në qëndrime rreth tyre, diskutime që i ndiqni në kanalin tone në Youtube./abcnews.al