Politika në ABC News: Kauza e Lulzim Bashës përballë fuqisë së Edi Ramës

schedule14:19 - 29 Shtator, 2018

schedule 14:19 - 29 Shtator, 2018

Lulzim Basha dominoi javën politike që lamë pas me paraqitjen e platformës antimafia, që shënjestron koncesionet me para publike, por edhe kur i dha zë akuzave të një ish-oficeri policie, ndaj eksponentëve të lartë socialistë. Dritëhijet e denoncimeve reciproke mes opozitës e qeverisë, për të ndikuar opinionin publik, na sjell këtë javë Mimoza Koçiu në “Politika në ABC News”.

Lulzim Basha dominoi në mënyrë jo gjithnjë të dukshme debatin publik, javën politike që lamë pas. E nisi me një paralajmërim të fortë e të pazakontë për sekuestro ndaj disa biznesmenëve, që kanë marrë fonde publike.

E teksa po nxit miratimin e vettingut në politikë, për të shkëputur lidhjet e saj me krimin, eksponentë të lartë socialistë u vunë në fokus, pas akuzave publike të një ish oficeri policie. Intensifikimi i daljeve publike me akuza e kundërakuza, sa nga selia blu, tek ajo e kuvendit, që përdoret nga socialistët, tregon se publiku është impaktuar dhe palët e konsiderojnë si një arbitër për të vërtetat e tyre.

Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?

Lulzim Basha e mblodhi sërish opozitën jashtë kuvendit në ditën e seancës plenare. Pas propozimit për vetting në politikë, clirimin e drejtësisë, e të zgjedhjeve, paraqiti shtyllën e katërt të platformës të opozitës, atë që e quan clirimi i ekonomisë, e paralajmëruar përmes amendimit të ligjit antimafia, që synon verifikimin e çdo kontrate apo akti publik të dyshimtë, dhe konfiskimin më pas, të aseteve e pasurisë të atyre bizneseve, që do rezultojnë përfitues të parregullt të buxhetit të shtetit.

Renditën e përllogaritën vlerat e koncesioneve të dhëna deri tani nga qeveria Rama, kostoja e të cilave, e shtrirë në vitet e parashikuara në kontratë, shkon sipas demokratëve në 2.18 miliardë euro. Ndërsa ato që i kanë denoncuar si abuzime, që financohen nga buxheti i shtetit, apo trajtimet preferenciale, kishin emra dhe mbiemra biznesmenësh. Pas bizneseve, bënë të ditur se do ishte rradha e zyrtarëve publikë.

Nga Kuvendi, socialistët vijonin seancën, në sallën gjysëm të zbrazur, por me vëmendjen tek çfarë thoshte opozita

Vëmendja ndaj deklaratave të Bashës vijoi edhe në një intervistë të tij atë mbrëmje, e të nesërmen u rimor deklarata se asnjë familjar i tij, nuk kishte firmë konsulence e nuk përfitonte fonde publike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!