4 persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, përgjegjës për 15 vjedhje biznesesh e banesash në Tiranë.
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga kanë rënë Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë i dënuar më parë për vjedhje e plagosje me dashje, si dhe Ogert Skordha, 27 vjeç, Amarildo Jashari, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë e të dënuar më parë për vjedhje.
U shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre një 30 vjeçar nga Durrësi, i dënuar më herët po për vjedhje.
Sipas njoftimit të policisë, pesë personat në bashkëpunim me njër-tjetrin, kanë vjedhur magazinat e një biznesi në autostradës “Tiranë-Durrës”, e gjatë qershorit të këtij viti kanë kryer edhe katër vjedhje të tjera.
Policia ka arrestuar në flagrancë Edison Allën, 24 vjeç që po tentonte vjedhjen e një banese në Tiranë. Alla është autor i 11 vjedhjeve të tjera në kryeqytet, kryesisht banesa e dyqane./abcnews.al