Grabitet banesa e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Lleshi.
Familja Lleshi kishte vendosur sistem alarmi në banesë, por edhe pse sinjali i alarmit ka rënë, kompania që e kishte nën mbikëqyrje objektin nuk ka reaguar në kohë, duke ngjallur kështu dyshime tek familja e grabitur.
Siç raporton gazetari i ABC Aldo Kozarja, familjarët kanë pretenduar se janë grabitur 12.500 paund ose rreth 16 milion lekë të vjetra.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila në një njoftim paraprak bën me dije se autorët, ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund.
Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë, thekson policia.
Njoftimi i Policisë
Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund.
Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
n.d./abcnews.al