12:06- Pas 60 minutash shpërndahet protesta e Shoqatës së Transportit Publik
Për rreth 1 orë protestuesit vazhduan me thirrjet e tyre për plotësimin e kërkesave.
Gazetari Maksi Rama raportoi për “ABC News” se Operatorët e Transportit Publik bën thirrje se nëse shteti nuk do të marrë parasysh kërkesat e tyre, protesta nuk do të ndalet.
12:02- Tensionohet situata, policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit e Shoqatës së të Transportit Publik para Ministrisë së Financave.
Pas thirrje nga uniformat blu se grumbullimi është i paligjshëm, Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën.
Lexo edhe: “Babi i Turit është shofer autobusi”, personazhi i maturantëve në protestën e Transportit Publik
Ora 11: 56- Operatorët e Transportit Publik vazhdojnë protestën para Ministrisë së Financave
“Është i keq informuar për Transportin Publik. Ne na duhen paratë të mbajmë familjen. Po rezistojmë nga e keqa. Më mirë kemi COVID-19 sesa të vazhdojmë kështu. Sa të shkojmë në shtëpi duhen para”, u shpreh një nga operatorët e Transportit Publik.
“Do të organizohemi çdo ditë, çfarë do të bëjmë muajt e tjerë. Me çfarë do të mbajmë familjen”, u shpreh një nga protestuesit.
Ndërsa një tjetër protestues i revoltuar u shpreh se nuk ka asnjë zgjidhje.
Ndërkohë që pavarësisht protestës, protestuesit vazhdojnë të marrin paralajmërime për grumbullim të paligjshëm. Uniformat blu i bëjnë apel protestuesve të shpërndahen.
Ora 11: 29 – Operatorët e Transportit Publik vazhdojnë protestën, ndalen te Ministria e Financave
“Punonjësve të Transportit Publik po i bëhet tallje. Le të dalë Edi Rama dhe të thotë se e garanton familjen e tij me 400 mijë lek të vjetra në muaj. E ka të lehtë që nxjerr policisë. Nuk kemi punë me policinë.
Në kërkojmë përfaqësues të na sqarojnë. Duam nga Komanit tona dhe Ministrisë e Transporteve të gjejnë gjuhën dhe ne të dalim në punë. Me ato para mbajmë familjen, paguajmë detyrimet e shtetit.
Nëse nuk dua ta hapin se situata nuk është mirë për momentin, por me çfarë do të mbajmë familjen. Nëse nuk ka reagim në do të vazhdojmë protestën. Nuk na tmerron dot, as me polici dhe asgjë tjetër. Nga protesta e parë që është bërë nuk na është dhënë asnjë sqarim.
Çfarë do të ndodhë më transportin të hënën?
Nëse firma ime nuk fillon si do të dalim në punë. Të japi paketën e tretë siç e premtoi. Më duket se avash-avash po e kap skleroza, çfarë thotë në mëngjes nuk thotë në darkë. Si i ka bërë llogaritë që i jep 6 personave 400 mijë lek të vjetra për katër muaj. Edhe jetën e rrezikojmë, kështu si ka shkuar situata”, u shpreh një prej operatorëve të Transportit Publik.
Me thirrjen e tyre “Duam paratë tona”, ata janë shprehur se nuk do të ndalen deri sa të marrin një sqarim.
Ora: 10 : 40 -Operatorët e Transportit Publik grumbull në protestë: Ka shkuar thika në fyt, do futemi në grevë
Operatorët e Transportit Publik ashtu siç edhe paralajmëruan kanë mbajtur protestë para Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar që të miratohen kërkesat e tyre.
Ata theksojnë se nuk është dhënë asnjë zgjidhje dhe se vështirësitë tashmë janë më të mëdha pasi nuk mund të përballohet dëmi ekonomik. Pavarësisht paralajmërimeve për të respektuar distancimin social, duket se në protestë nuk janë shmangur grumbullimet, ndërsa disa prej tyre janë pajisur me maska mbrojtëse.
“Edhe nëse do përplasemi me policinë sërish do të dalim Na ka shkuar thika në fyt. Në këtë lloj gjendje nuk mund ta përballojmë. Do të vazhdojmë protestën çdo ditë. Transporti publik dihet së është rrezik, por rrezik janë edhe fasonet. Janë mbi 10 mijë punëtorë që kanë mbetur pa punë. Po vazhdojnë talljet.
Kështu është e pamundur të vazhdohet. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të futemi në grevë. Të pranohet akciza e naftës për transportin. Të bëhet një paktë e dytë për transportin. Duhet të pranohen kërkesat tona. Ka shumë persona që mbajnë familjen me këtë rrogë”, u shprehën ata.
Më tej ata u shprehen se duhet të jepen ndihma financiare të Transportit Publik.
Ndërkohë ata u lajmëruar nga uniformat blu se grumbullimet nuk janë të lejuara dhe se duhet të shpërndahen. “Nëse nuk shpërndaheni do të shoqëroheni në komisariat”, u shpreh një punonjës police./abcnews.al