Një aksion i madh është zhvilluar në Romë kundër trafikantëve të drogës. Fillimisht në pranga kanë rënë 7 persona. Po i njëjti aksion vuri në pranga edhe një 63-vjeçar shqiptar, i cili kishte 16 gramë kokainë të fshehur në një zgavër të vogël nën timonin e makinës.
Aksioni nuk u ndal me kaq, pasi në pranga përfunduan edhe 4 trafikantë të tjerë droge. Mësohet se grupi kishin lidhje me njëri tjetrin dhe e shisnin drogën në zona të ndryshme. Gjatë aksionit u sekuestruan lloje të ndryshme droge, kokainë, heroinë dhe kanabis.
/abcnews.al/



