Policia shkatërron bandën e kultivimit të marjuanës në Staffordshire

schedule19:26 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 19:26 - 6 Dhjetor, 2017

Policia e Mbretërisë së Bashkuara ka shkatërruar një bandë të kultivimit të marjuanës në qytetin Stafordshajër. Nga operacioni i agjentëve britanikë, 3 persona u arrestuan në flagrancë, ndërsa po përkujdeseshin për laboratorin e drogës. Ndërsa 3 të tjerë u arrestuan në një operacion të gjerë ku mori pjesë edhe policia e shërbimit ajror. Të ndaluarit janë nga mosha 17 deri në 44 vjeç dhe të gjithë janë nga Mbretëria e Bashkuara dhe Shqipëria. Ata janë dërguar në një burg të qytetit Uatlling. Në operacion policia britanike ka zbuluar dhe sekuestruar 3100 rrënjë kanabis. Sipas hetuesve vlera e drogës shkon deri në 1.5 milionë paundë./abcnews.al