Policia ruse arreston fëmijët se protestuan kundër pushtimit të Ukrainës

schedule14:28 - 2 Mars, 2022

schedule 14:28 - 2 Mars, 2022

Pamjet qe vijnë nga Rusia janë rrëqethëse. Një politikan i opozitës në Moskë ka publikuar video që tregojnë fëmijë që ndodhen brenda në komisariatet policore. Fëmijët janë arrestuar nga autoritetet ruse, pasi i ishin bashkuar protestave kundër luftës.

Rrjeti televiziv “Nexta” ka shpërndarë një video në Twitter, në të cilën një fëmijë qan pas hekurave.


Lexo edhe: Bilanci tragjik, më shumë se 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë

Fëmijët u arrestuan nga autoritetet sepse morën pjesë në demonstratat në kryeqytetin rus me mijëra qytetarë që shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Protestuesit kundër luftës në Rusi rrezikojnë të burgosen dhe të akuzohen për tradhti, për kundërshtimin e tyre ndaj luftës së Putinit, shkruan Daily Mail./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!