Vijojnë kontrollet me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore.
Gjatë javës së fundit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve: 49 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 15 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;
4 persona kapur në kërkim, për vepra të ndryshme penale; 40 automjete janë bllokuar; janë vënë 14 495 masa administrative; 21 leje drejtimi janë pezulluar.
Policia Rrugore vijon apelimin për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, njëkohësisht fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
/ abcnews.al