ABC News ka siguruar pamje nga lokali në Krastë të Fushë Krujës, ku u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Nga pamjet shihen xhama të thyer dhe shenja plumbash, teksa në vendngjarje u gjetën 15 gëzhoja.
Në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Voga është ish shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror./abcnews.al



