Forcat operacionale dhe ato Shqiponja kanë mësyrë mbrëmjen e sotme në Burrel, ku po ushtrojnë kontrolle për drogë, armë pa leje dhe persona të shpallur në kërkim.
Operacionet e policisë për kontrolle të vazhdueshme për kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, lëvizin me armë pa leje dhe kapjen e atyre në kërkim po zhvillohen në të gjithë territorin.
Njoftimi i policisë:
Operacionalja dhe Shqiponjat e Drejtorisë së Policisë Dibër zbresin në Burrel.
Në sitë makina e lokale.
Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim.
Disa të shoqëruar.
Burrel – Bulqizë
Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Mat dhe Bulqizë.
Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.
Kontrollet e befasishme në gjithë qarkun nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore.
#angazhimpërkushtimsakrificë?️?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?️??️