Nesër në orën 10:00 Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka paralajmëruar një protestë një orëshe në sheshin para spitalit nr. 1 pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. Por policia e ka refuzuar kërkesën e mjekëve për protestuar.
Në kushtet e pandemisë nuk lejohet asnjë grumbullim dhe për këtë arsye kërkesa u është refuzuar edhe atyre që janë në vijën e parë të luftës me këtë sëmundje, që po vijon që të marrë jetë cdo ditë.
Por përse do të protestojnë mjekët? Sindikata thekson se protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.
Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë premtoi se rritja e pagave do të jetë 40% për mjekët. “Nuk dua të flas me shifra finale, por besoj se do të arrijmë rreth 40%” tha ai. Por mjekët tani kanë disa kërkesa. db/Abcnews.al