Ende përplasje të dhunshme në Hong Kong mes policisë dhe manifestuesve të cilët kanë bllokuar qarkullimin rrugor. Të paktën dy persona janë qëlluar me armë zjarri nga policia.
Të dy janë dërguar në spital, lajm që konfirmohen dhe në pamjet e oublikuara në rrjetet sociale. Njëri prej tyre ëshët në gjendje më të rëndë pasi është qëlluar në kraharor.
Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protesteusit të cilët kërkojnë me çdo kusht të bllokojnë mjetet e transportit.
Zemërimi pas një fundjave me më shumë se 100 arrestime, u shtua dhe nga fakti që agjentët e policisë qëlluan me armë zjarri. /abcnews.al