Policia prish dasmën në Londër, si i kapi “mat” 400 të ftuar

schedule12:58 - 22 Janar, 2021

schedule 12:58 - 22 Janar, 2021

Policia britanike njoftoi sot se ka ndaluar një ceremoni martesore me pothuajse 400 të ftuar. Sipas autoriteteve kjo është shkelje e papranueshme, që bie ndesh me bllokimin që është i vlefshëm në vend për shkak të pandemisë, pasi masat kufizuese nuk lejojnë më shumë se gjashtë persona të dasma.

Dasmat lejohen të bëhen nën masa ekstreme, por policia gjeti qindra njerëz të mbledhur në një shkollë në Stamford Hill në Londrën veriore. Dritaret u mbyllën në mënyrë që kalimtarët të mos mund të shihnin brenda dhe organizatori i dasmës tani rrezikon një gjobë prej 10,000 paund.

“Ishte shkelje krejtësisht e papranueshme e ligjit, e cila është qartë e vendosur për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur Sistemin Kombëtar të Shëndetit (NHS)”, tha inspektori Marcus Bennett.

Shpërthimet e Covid-19 në Britani u rritën ndjeshëm në fund të dhjetorit pas zbulimit të një lloji të ri, më ngjitës të koronavirusit që detyroi autoritetet të vendosnin bllokime të rënda në shumë zona. /abcnews.al