Policia po kryen kontrolle në hyrje dhe në dalje të qytetit të Vlorës. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në hyrje të qytetit është vendosur postbllok.
Po ashtu postbllok ka edhe në në hyrje të autostrades Vlorë- Levan. Mësohet se kontrollet po kryhen për automjete të dyshimta dhe persona me precedent.
Pikat e kontrollit janë ngritur nga forcat e policisë së Vlorës dhe forcat “Shqiponja”.
Kujtojmë se këto masa vijnë në një kohë kur Presidenti Ilir Meta do të mbajë manifestimin e thirrur e qytetarët. Tubimi do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 17:00.
/abcnews.al