Policia përgënjeshtron Lekën: Videot nuk u shpërndanë nga ne

schedule21:25 - 6 Mars, 2024

schedule 21:25 - 6 Mars, 2024

Oborri Mbretëror akuzoi përmes një deklarate publike policinë se shpërndau videon e dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, duke theksuar se këto pamje janë dorëzuar në komisariat si provë materiale dhe si një sekret, por që pavarësisht kërkesës qarkulluan në media.

Reagimi i Oborrit Mbretëror:

Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.

Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.

Pas kësaj, ka ardhur dhe reagimi nga strukturat e policisë të cilat thonë që video nuk ka dal nga organet e bluve.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:

Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!