Policia Rrugore vijon punën për kapjen e shoferëve të pabindur.
Në operacionin e fundit bëhet me dije se janë arrestuar 9 shofer të cilët akuzohen për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit janë pezulluar edhe 65 leje drejtimi.
“Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
▫️Gjatë javës që lamë pas 9 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
▫️65 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 613 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
▫️283 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
▫️661 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
▫️Janë vendosur 317 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al