Policia greke e Kosturit ka ndjekur një automjet që ishte ngarkuar me drogë në kufirin greko-shqiptar.
Mjeti, me drejtues një shqiptar 31 vjec, është ndaluar dje në mëngjes në Selanik. Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 2 canta që përmbanin 40 pako me 42 kg 700 gram marijuanë. Është ushtruar kontroll në banesën e tij në Selanik, ku u gjet një sasi e vogël marijuane.
U sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro./abcnews.al