Xhisiela Maloku, vajza 25 vjeçare që dyshohet se është dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, është marrë në mbrojtje nga policia. Më herët vajza kishte refuzuar mbrojtjen nga uniformat blu, por ky vendim është marrë bashkë me arrestimin e autorit të dyshuar të dhunës.
Xhisela Maloku, u mor në mbrojte nga uniformat blu, pas arrestimit të ish-të dashurit të saj Ramazan Rraja, djali i Deputetit Rrahman Rraja, i cili akuzohet për “përndjekje”.
Një patrullë policie qëndron pranë banesës së 25-vjeçares në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, aty ku ajo jeton me nënën dhe motrën e saj më të vogël.
Ky vendim për të marrë në mbrojtje vajzën e re, është marrë nga policia pasi Rexhep Rrahja dhe ish e dashura e tij jetojnë të dy në të njëjtën zonë dhe policia i trembet ndonjë hakmarrjeje të mundshme ndaj vajzës dhe familjes së saj pas prangosjes së 24-vjeçarit te dyshuar si autor i dhunës.
Në seancat e marrjes në pyetje nga prokurorja e çështjes, Mirela Kapo, Xhisela Maloku nuk kishte kërkuar mbrojtje, pasi sipas saj nuk ndjehej e kërcënuar nga ish i dashuri i saj dhe familjarë të tij. Por të shtunën, organi i akuzës vendosi, që pavarësisht refuzimit të mbrojtjes nga vajza, të sigurojë nëpërmjet gjykatës “urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes” për Xhisela Malokun. Rexhep Rraja u arrestua të dielën pasi të shtunën Gjykata e Krujës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg’’.
Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi publikisht deputetin Rraja dhe kreun e deputetëve socialistë Balla se e kishin kërcënuar në zyrën e tij për të mbyllur këtë dosje./abcnews.al