Policia lë në kufi dhjetëra shqiptarë, Hajdarmataj flet për “ABC news”: Vendimi nuk ka një bazë juridike, është kundër ligjit

schedule22:37 - 2 Prill, 2020

schedule 22:37 - 2 Prill, 2020

Dhjetëra emigrantë në Kakavijë e Qafë Thanë, kanë mbetur të bllokuar në kufi tashmë prej orësh. 67 emigrantë në Kakavijë presim në tokë neutrale. Autoritet shqiptare kanë “kyçur” derën hyrëse.

Sipas emigrantëve, doganierët u kanë thënë se nuk mund të kalojnë, pasi nuk kanë aplikuar në ambasadë për të hyrë në Shqipëri.

E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën doganore të Qafë Thanës. Aty ndodhen të bllokuar prej mbrëmjes së djeshme, disa shqiptare. Për këtë çështje ka folur ish-drejtori i Policisë dhe Kufirit, Arben Hajdarmataj.

Në një lidhje direkte për “ABC News” Hajdarmataj e ka vlerësuar si skandal bllokimin e dhjetëra shqiptarëve në kufi. Ai theksoi se në raste emergjencash të ndryshme ka momente kur kufijtë mund të hapen.

Gjithashtu ai tha se në këtë situatë ku jemi që çdo shtetas duhet të lejohet të hyje në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Është skandaloze kjo që po bën policia nën urdhërat e politikës. Urdhërat nuk po konslutohen nga ana akademike”, u shpreh ai.

Hajdarmataj më tej theksoi se mënyra se si do të trajtohen për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19 është një çështje tjetër, por ndalimi i tyre për të hyrë  i tyre në Republikën e Shqipërisë nuk ka një bazë juridike, është kundra ligjit.

Momentin që ata hyjnë në territorin shqiptar vendoset se si do të trajtohen. Në këto raste duhet të jenë persona me kurajo sepse drejtorët nuk i dalin politikës kundra”, tha Hajdarmataj./abcnews.al