Prefekti i Qarkut Vlorë, së bashku me Policinë Kufitare kanë nisur një inspektim për sigurinë e plazheve përgjatë vijës bregdetare nga Vlora deri në afërsi të Sarandës. Monitorimi është kryer nga deti me mjetet e Policisë Kufitare, duke u ndalur kryesisht në zonën e Dhërmiut, Jalës, por edhe në afërsi të Sarandës.
Prefekti Flamur Mamaj që është në krye të Task-Forcës për turizmin në Qarkun e Vlorës është shprehur se nuk do të ketë tolerime, për asnjë subjekt apo stacion plazhi që nuk ka vendosur standardet për sigurinë, apo sinjalistikën e duhur. /ABC News Albania 24/7