Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle këtë të hënë në lagjen ’10 Korriku’. Më konkretisht, kontrollet janë kryer në një ambient që shërbente si njësi tregtare.
Gazetari Elton Nika raporton se është ndaluar një person.
Duke cituar burime të policisë, gazetari njofton se atij i janë gjetur mina dhe një armë.
Ndërkohë, policia vazhdon të jetë akoma në vendngjarje/abcnews.al