Shefi i Rendit Publik në policinë e shtetit Albert Dervishaj detajoi planin e masave që do të merren për festat e fundvitit. Policia do të kalojë në shërbim të përforcuar në të gjithë vendin, ku vëmendja kryesore do të jetë sigurimi i rendit në sheshet kryesore dhe pikat e kalimit kufitar.
Festat e fundvitit po afrojnë, ndërsa policia thekson se ka kaluar në shërbim të përforcuar. Gjatë një deklarate për mediat Albert Dervishaj Shefi i Rendit në policinë e Shtetit pohoi se fokusi është sigurimi i rendit në sheshet kryesore dhe ato të qendrave tregtare.
Albert Dervishaj, shefi i rendit publik në Policinë e Shtetit: “Pikësynimi i këtyre masave është edhe analizimi i informacioneve që kanë të bëjnë me ngjarjet kriminale, me personat me precedentë kriminal. Me problematika të tjera të cilat janë të evidentuara gjatë kohës, me qëllim kapjen dhe identifikimin e personave autorë të veprave penale, të personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.”
Të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm, pasi kontrollet do të ushtrohen jo vetëm në akset kombëtare, por edhe në ato në bredësi të qyteteve.
“Sigurimi i akseve rrugore nga lëvizja e automjeteve, të cilat janë shtuar në këtë prag fundviti. Do të mbështeten shërbimet e kontrollit të territorit edhe me grupet e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë të Tiranës, të Shkodrës, të Fierit të cilat janë vënë në dispozicion të të gjitha strukturave vendore të policisë.”
Shefi i rendit nuk la pa përmendur edhe ndalimin e fishekzjarreve apo lëndëve piroteknike në pikat e pautorizuara.
“Parandalimi i përdorimit të fishekzjarreve në kushtet të pa lejuara nga ligji dhe nga aktet normative. Në zbatim të urdhërit të përbashkët të 3 ministrave: Ministrit të Brendshëm, Mbrojtjes, Financave dhe Ekonomisë, efektivat e policisë së shtetit në bashkëpunim me instuticione të tjera në kuadrin e task forcës së krijuar për këtë qëllimdo të ushtrojnë kontrolle në të gjitha objektet e licensuara që pordhojnë, tregotojnë apo mënyrën e përdorimit gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri.”
Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet rrezikut nga terrorizmi si edhe forcimit policor të pikave të kalimit kufitar./abcnews.al