Grabitja e postës private në Tiranë, policia jep detajet: Kemi ngritur pika kontrolli

schedule22:38 - 16 Qershor, 2020

schedule 22:38 - 16 Qershor, 2020

Policia ka dhënë detaje për grabitjen e ndodhur në zonën e ish-sheshit Shqiponja në Tiranë  mbrëmjen e sotme.

Me anë të një njoftim zyrtar, policia deklaron se janë ngritur kontrolle në pikat hyrëse dhe dalës ne Tiranë për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

“Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhëna mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin”, njofton policia./abcnews.al