Policia italiane zbulon trafikun e kokainës nga Shqipëria në Puglia

schedule10:52 - 23 Korrik, 2019

schedule 10:52 - 23 Korrik, 2019

Media italiane i ka cilësuar si mbretërit e drogës dhjetëra të arrestuarit në Bolonja, italianë dhe shqiptarë. Sasi të mëdha kokaine dhe marijuane që vinin Shqipëria dhe dorëzohej në Pulia ku ndahej dhe bëhej gati për shitje. Më pas dërgohej në zonat e Emilia Romania, ku sidomos gjatë stinës së verës, ky lloj biznesi konsiderohet shumë fitimprurës. Policia italiane ka kryer me dhjetëra kontrolle, ndërsa të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Droga gjithashtu shitej dhe në zonat e Toskanës dhe Umbrias. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!