Policia Italiane arreston tre shqiptarë, sekuestrohen 2.8 tonë kanabis

schedule16:35 - 14 Nëntor, 2017

schedule 16:35 - 14 Nëntor, 2017

3 shqiptarë dhe një italianë janë arrestuar nga policia e Ravenës për trafikim droge. Gjithashtu policia italiane sekuestroi 2.8 tonë marjuanë dhe hashash. Lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria për në Itali me anë të një skafi.

Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikimi të drogës në Ravena. Mësohet se agjentët në operacion kanë arrestuar 3 shtetas shqiptarë dhe 1 italian. Gjithashtu është sekuestruar një sasi e konsiderueshme prej 2.8 tonë drogë, marjuanë dhe hashash, që po trfikohej nga banda.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 21, 27 dhe 53 vjeç. Ata u arrestuan gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes. Por ngjarja u mbajt sekret për arsye hetimore.

Fillimisht policia u vu në ndjekje të një furgoni me dy persona në bord që nuk ndaloi pas thirrjes për kontroll në një autostradë në drejtim të Ravenës. Pasi e ndaloi, policia zbuloi aty 2.4 tonë marjuanë, 62 kg hashash dhe 4 kg vaj hashashi. Gjithashtu arrestoi dhe shtetasin Italian, ndërsa shqiptari mundi të arratisej për momentin. Pas shumë kontrolleve të zonë, agjentët verifikuan dy automjete me sjellje të çuditshme dhe vendosën t’i ndiqnin. Në ato mjete gjendeshin 3 shqiptarët. Pas disa minutave ndjekje, 2 prej tyre kanë dalë nga makinat dhe janë përpjekur të arratisen. Madje njëri ka qëlluar një agjent Italian dhe e ka plagosur. Më pas ka hedhur pistoletën në një kanal me ujë. Për moment 3 shqiptarët ia dolën të arratiseshin. Megjithatë ranë në pranga pasi u zbuluan në një lokal të zonës me rrobat me baltë. Sipas hetuesve, ata e kishin sjellë lëndën narkotike me skaf nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se banda kriminale e trafikimit të drogës do të përfitonte 20 milionë euro nga shitja e lëndës narkotike të sekuestruar./abcnews.al