Policia italiane arreston 4 shqiptarë në operacione të ndryshme anti-drogë

schedule17:24 - 6 Nëntor, 2017

schedule 17:24 - 6 Nëntor, 2017

Mbi 100 kg drogë e 4 shqiptarë të arrestuar është bilanci i disa operacioneve anti-drogë të zhvilluara në veri të Italisë. Mes të ndaluarve janë 2 shqiptarë drejtues të një bande narkotrafiku në Xhenova.

Mbi 100 kilogramë drogë e sekuestruar dhe 4 shqiptarë në pranga. Bëhet fjalë për bilancin e dy operacioneve anti-drogë të zhvilluara nga policia italiane e Guardia di Finanza në Genova e Mantova.
Operacioni më i bujshëm ishte ai në portin e Xhenovas, ku u sekuestruan 75 kg kokainë. Lënda narkotike u gjet në një kontenier dhe transportohej për llogari të një grupi të drejtuar nga dy shqiptarë, 38-vjeçari Besnik Dauti dhe 37-vjeçari Artur Mahmutaj. Të dy u vunë në pranga, ashtu si edhe 3 bashkëpuntorë të tyre italianë, njëri punonjës i portit ku u zbulua lënda narkotike, ndërsa të tjerët shpërndarës. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimit të disa bisedave telefonike.
Dy shqiptarë të tjerë ranë në pranga në një tjetër operacion në Mantova. Shqiptari me inicialet T.S, 27-vjeç u ndalua në momentin kur po përpiqej ti shiste 8 kg drogë bashkëkombasit të tij me inicialet M.Z. Droga ishte e destinuar për tu shitur në Parma. Policia gjeti një tjetër sasi droge në garazhin e 27-vjeçarit shqiptar. Operacioni u përmbyll me 11 kg kokainë, 9 kg marjuanë e 11 mijë euro të sekuestruara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!