Një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të mitur humbën jetën të dielën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre në Seattle, Shtetet e Bashkuara.
Policia shkoi me urgjencë në një zonë rezidenciale në Seattle, pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri, por kur arriti në vendngjarje, pa shtëpinë e përfshirë nga flakët.
Ngjarja është ende e dyshimtë teksa autoritetet janë duke hetuar dhe pistën e vrasjes.
/abcnews.al