Duket se protesta para parlamentit ku mbetën të lënduar disa efektivë policie, ka shërbyer si këmbanë alarmi për policinë për të ashpërsuar kontrollet për lëndët plasëse dhe ato piroteknike. ABC News bëri një vëzhgim dhe vuri re se në tregjet e kryeqytetit nuk ka lëndë plasëse apo piroteknike në shitje.
Pas protestës para parlmentit ku mbetën të lënduar efektivet e policisë, policia e shtetit i ka shpallur luftë lëndëve plasëse dhe piroteknike. Policia ka bërë të ditur se do të vijojë kontrollet e imtësishmë të dyqaneve dhe tregjeve që shesin lëndë plasëse apo piroteknike. Vetëm gjatë së mërkurës pas kontrolleve të kryera policia ka ndëshkuar dy subjekte në kryeqytet të cilit tregëtonin lëndë plasëse në mospërputhje me kushtet dhe kriteret e kërkuara nga ligji. Kamera e ABC News bëri një vëzhgim në disa nga tregjet e kryeqytetit dhe siç duket edhe nga pamjet tregtarët nuk kanë nxjerrë në shitje asnjë lëndë plasësë dhe me siguri kjo ka ndodhur pasi ia janë trembur kontrolleve dhe urdhërit të fundit të policisë. Jashtë kameras tregtarët e pranojnë se deri para disa ditësh tregtonin shashka apo mjete piroteknike, por me kontrollet e fundit të ndërmarra nga policia janë detyruar t’i tërheqin ato nga tregu. /abcnews.al