Këtë pasdite policia rrugore është zhvendosur në Maminas për të monitoruar drejtuesit e automjeteve që ecin me shpejtësi dhe shkelin rregullat e qarkullimit në rrugor.
Në faqen e saj zyrtare, policia ka ndarë pamje nga aksioni duke i bërë apel shoferëve të mos ecin me shpejtësi pasi kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile.
“Po ndodh: Maninas, Durrës. Mos fluturoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.
Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit.
Rruga është e të gjithëve, ndaj mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep. Kontribuo dhe ti bëjmë më të mirën!”, njofton policia. m.v/abcnews.al