Mbi 155 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke gjatë një operacioni të madh në qendër të Athinës. Operacioni u zhvillua me forca të shtuara në zonën Eksarqia.
Policia greke bën të ditur se janë vënë në pranga tre shtetas shqiptarë të moshës 24, 25 dhe 30 vjeç.
Pas kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 155,4 kg kanabis, një shumë prej 11.825 eurosh, një peshore elektronike precizioni, 6 telefona celularë.
Ata konsiderohen si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte drogë në qendër të kryeqytetit grek.
Të arrestuarit po mbahen në selinë qendrore të policisë në pritje të komunikimit të akuzave nga prokuroria./ABC News Albania 24/7