Policia gjobit shoferët me makina luksoze

schedule22:14 - 10 Shkurt, 2019

schedule 22:14 - 10 Shkurt, 2019

Pavarësisht masave shtrënguese nga policia rrugore, sërish ka drejtues automjetesh në Tiranë që nuk i binden urdhrave. Siç duket edhe nga këto foto, disa makina luksoze kanë parkuar mbi trotuare ose në vijat e bardha, duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve. Mirëpo makinat e “të fortëve” janë gjobitur pa asnjë tolerancë. Policia Rrugore ka publikuar në rrjetin social automjetet e shkelësve, ndër to makina luksoze si “Benz GL”, “BMW X6”, “Benz G”, “Hyundai”, “Golf” e “Volkswagen”.

“Hapësirat për parkim, qofshin ata publike apo të rezervuara për subjekte të ndryshme tregohen me sinjale të caktura vertikale dhe horizontale. Vendkalimet e këmbësorëve, vendet e rezervuara për taksitë, trotuaret janë destinuar për kategoritë respektive. Duaje rregullin, respekto tjetrin dhe shmang ??‍♀.”, thuhet në njoftim. /abcnews.al