Është zbardhur ngjarja e rëndë e ditës së sotme në lumin e Tiranës. Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al se një numër i madh forcash policie kanë nxjerrë nga lumi trupin e një gruaje 75 vjeçare, e cila është gjetur e vdekur aty në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se gruaja kishte probleme mendore, por nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së saj.
Abc News raportoi i pari për këtë ngjarje dhe do të vijojnë ndjekjen e saj deri në zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
/abcnews.al