Policia gjermane ka arrestuar tre shtetas irakianë të cilët prek kohësh planifikonin të kryenin sulme terroriste në vend. Ata nuk kanë saktësuar llojin e sulmit por deklaruan se nuk do të kishin prekur fëmijë
Tre irakianë, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi xhihadist u arrestuan të mërkurën në Gjermani. Të tre burrat, dy 23 vjeçar dhe një 36 vjeç, po planifikonin, pa një objektiv të caktuar në këtë fazë, një sulm i cili është ende i paqartë nëse do të kryhej me lëndë shpërthyese, armë automatike apo me automjet ndaj turmave të qytetarëve. Të tre u arrestuan mëngjesin e të mërkurës nga forcat speciale të Policisë Federale. Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se ata po planifikonin që në fund të vitit 2018 për të kryer një sulm me eksploziv.
Ata po mblidhnin nje lloj pluhuri të zi që përdoret për fishekzjarret dhe kishin bërë kërkime në internet për bërjen e bombave me kete pluhur. Njëri prej tyre do të kishte porositur ndërkohë në një pajisje ndezëse nëpërmjet një kontakti të vendosur në Britaninë e Madhe. Ishin pikerisht Shërbimet inteligjente britanike qe njoftuan Gjermaninë, e cila i vuri të tre nën vëzhgim në dhjetor.
Përveç testimit të eksplozivëve, ata po kërkonin edhe armë zjarri, por deri më tani nuk kishin gjetur me cmime të lira. Hetuesit besojnë se për shkak të vështirësive që kishin hasur ata po mendonin edhe një mundësi të tretë nëpërmjet sulmeve me automjete mbi turmat e qytetarëve.
Ata, sipas prokurorisë gjermane po ndiqnin kurse për drejtimin e automjetit. Tre personat e vënë në pranga jetonin në Gjermani që prej vitit 2015, dhe sipas dëshmisë së njërit prej tyre, ata po planifikonin këtë sulm kundër jobesimtarëve, por shënjestër e tyre nuk do të ishin fëmijët. Hetuesit po vijonë punën për të zbuluar nëse ata janë pjesë e një organizatë terroriste./abcnews.al