Policia Federale Gjermane i dhuroi 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.
E pranishme në takim ishte edhe Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.
Ajo e cilësoi bashkëpunimin ndërmjet dy policive të shkëlqyer dhe premtoi se në të ardhmen qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike ashtu edhe në atë logjistike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pohoi se automjetet do shërbejnë në rritjen e forcës goditëse si dhe në kontrollin më të mirë të kufirit tokësor, duke parandaluar trafiqet e paligjshme si dhe të migracionit. /abcnews.al