Policia e Shtetit 111 vjeç/ Balla: Shqetësim numri i krimeve brenda familjes

schedule10:30 - 13 Janar, 2024

schedule 10:30 - 13 Janar, 2024

Balla në 111 vjetorin e Policise së Shtetit: Sot është dita të përkujtojmë këtë datë të vecantë duke kujtuar ata qindra punonjës që ndër vite e kanë mbrojtur me jetë e për të cilët nuk duhet të reshtim duke I renduar e cuar përpara amanetin e tyre, I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut në radhët e policisë.

Sa herë të më jepet mundësia të flas për rolin e policisë në përkushtimin e saj për të siguruar jetën dhe pronën.mirënjohje të gjithëve për sakrificën që bëni cdo ditë, në këtë detyrë keni cdo ditë vëmendjen e shoqërisë dhe qeverisë.

Akorduam fundvitin e kaluar kreditë për shtëpi, do vijojmë edhe me të paktën 300 punonjës, për të zgjidhur një prej problemeve akute, për efektivët që e kanë të pamundur të sigurojnë një shtëpi për familjen e tyre. Jemi në fazën që bashkë me ministrin e financave po detajojmë edhe vlerësimin se sa do të jetë rritje e pagës për punonjësit e policisë. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash, forca e policisë të jetë më e vlerësuara për shkak edhe të nevojës që kemi për të nxitur punën e punjonësve.

2023 kishim progres të jashtëzakonshëm lidhur me sigurinë publike. Një falenderim për përfaqësuesit e të gjithë agjencive të tjera, por pa harruar qytetarët pa të cilët nuk do ia dalim dot kurrë.

Mes sukseseve ka edhe shqetësim, që kërkon më shumë vëmendje. Vë theksin te numri shqetësues i krimeve brenda familjes. Na duhet të intesifikojmë përpjekjet për sa më shumë ndërgjegjësim, mbështetje, për të mbrojtur nënat dhe motrat tona. Duhet të forcojmë strategjitë e zbatimit të ligjit, autorët e krimeve me bazë gjinore, të vendosen para drejtësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!