Policia e Shkodrës arreston “të fortin” me armë, në pranga edhe 3 të tjerë

schedule14:23 - 2 Shkurt, 2022

schedule 14:23 - 2 Shkurt, 2022

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi qarkullonte me armë. Sipas “bluve3” është prangosur A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër.  Këtij të fundit gjatë kontrollit i është gjetur në mjet një armë zjarri automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, policia bën të ditur se janë vënë në pranga edhe tre persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet blic në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që shpërndajnë lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të kontrolleve blic për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që shpërndajnë lëndë narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në fshatin Golem, Shkodër, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur e fshehur një armë zjarri automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-M. C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe; M. L., 22 vjeç dhe A. G., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Skënderbeg”, duke bërë lëvizje të dyshimta me mjetin “Volksëagen”. Pas ndalimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, mjeti tip “Volksëagen” dhe 3 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!