Policia britanike e Scotland Yard ka hapur një hetim të dytë për ngacmim seksual për aktorin e njohur amerikan Kevin Spacy. Rasti i ri që po hetohet, i përket një ngjarje të ndodhur në Londër në vitin 2005.
Pas denoncimit të parë nga policia britanike të një rasti në 2008, është hapur një hetimi dytë për ngacmim seksual ndaj aktorit të famshëm Kevin Spacy. Policia britanike po mbledh elemente mbi një agresion seksual nga ana e aktorit, ndaj një burri në 2005 në Londër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lambeth në Teatrin ku Spacy ka qënë drejtor artisitik në vitet 2004 – 2015. Këto hetime rëndojnë pozicionin e divid hollivudian sepse për të njëjtat veprime është nën hetim edhe në SHBA.
Revista amerikane “Variety”, disa kohë më parë kishte mbledhur dëshminë e disa burrave, që akuzonin aktorin se i kishte ngacmuar në kohën që ishte drejtor teatri në Londër.
Një nga viktimat e ngacmimeve ka bërë denoncim në policinë e londrës, identiteti i tij nuk bëhet publik. Por burime nga policia i referohen një ish aspiranti për actor, i cili ka denoncuar një episod të ndodhur në vitin 2005, kur i ishte drejtuar divit hollivudian për një këshillë.
Akuzat për ngacmime seksuale kundrejt aktorit kanë filluar që në momentin kur aktori Anthony Rapp, deklaroi se ishte ngacmuar nga ai kur kishte qënë adoleshent. Spacy, i ka mohuar të gjitha akuzat por thotë që po merr trajtim mjekësor për sjelljet e tij./abcnews.al