Policia e Mbretërisë së Bashkuar i dorëzon, 225 milion pasworde të vjedhura faqes së internetit për kontrollin e hakerave

schedule07:25 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 07:25 - 21 Dhjetor, 2021

Autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar i kanë dorëzuar 225 milion pasworde të qytetarëve një faqeje interneti me qëllimin e mbrojtjes së qytetarëve nga hakimi. Agjensia e Krimit  Kombëtar i gjeti këto pasworde dhe emaile në një databazë të dhënash të disa kriminelëve kibernetik. Qytetarët nëpërmjet faqes së internetit mund të shikojnë nëqoftëse emaili i tyre është hakuar raporton “BBC”.

Drejtuesi i faqes së internetit Troy Hunt deklaroi, që bashkëpunimi me policinë do mbrojë qytetarët nga hakersat. Anëtari i Agjensisë së Krimit Kombëtar Chris Lewis-Evans deklaroi, se emailet u filtruan nga një databazë të dhënash ku ishin të ruajtura 2 miliard emaile dhe pasworde.

Agjensia e Krimit Kombëtar dhe policia e Mbretërisë së Bashkuar zbuluan, që databazat e të dhënave të disa organizatave ishin sulmuar dhe 40,000 skedarë ishin vjedhur nga hakersat.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!