Policia e Krujës ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun dhe familjen e saj. Policia ka ndërmarrë një plan masash pas shpërthimit me tritol në banesë.
Shpërthimi i tritolit ndodhi gjatë natës në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur tek të afërmit e Xhisiela Malokut. Vetë 24-vjeçarja pas ngjarjes u tha gazetarëve se tritoli është vendosur nga opozita dhe se nuk ndjehet e kërcënuar nga Rrajat./abcnews.al