Rreth 500 shtetas të huaj nga vendet e treta janë deportuar. Lajmin e bën të ditur Policia Kufitare e Rinasit, ndërsa shtohet se personat në fjalë kanë qenë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit. Shefi i Komisariatit të Policisë Rinas Komisar Përparim Dema ka deklaruar se aktualisht, jemi në pikun e sezonit turistik 2022, gjatë të cilit, sipas tij, fluksi është 50% më shumë së gjatë vitit 2019.
Po ashtu, ai bëri të ditur se shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur rreth 80 shtetas të huaj në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.


