Policia “blindon rrugët”, shumë verifikime por pak sekuestrime

schedule17:15 - 9 Shkurt, 2020

schedule 17:15 - 9 Shkurt, 2020

Që prej më shumë se tre ditësh rrugët e vendit janë blinduar nga forca të policisë rrugore, të ndërhyrjes së shpejtë dhe shqiponjave. Me dhjetëra postblloqe janë ngritur në pika të ndryshme të qarqeve dhe janë ndaluar qindra persona me automjete luksoze.

Në qarkun e Durrësit janë bllokuar dy makina të blinduar që i përkasin Durim Bamit dhe Dashamir Gjokës. Ndërsa për verifikim janë shoqëruar 10 automjete luksoze.

Burime të ABC News pranë komsaritatit të Durrësit thonë se 10 makinat luksoze do të verifikohen nëse janë blerë nga burime financiar ligjore apo jo. Nëse poseduesit e tyre justifikojnë të ardhurat do t’i rimarrin mjetet.

Në ambientet e komisariatit Vlorë ndodhen 3 automjete që do të verifikohen.

Për arsye hetimi policia e Vlorës nuk jep emrat e personave që janë shoqëruar për verifikimin e 3 makinave të luksit dhe burimin e parave me të cilat janë blerë.

Kontrolle të rrepta po ushtrohen në tre akse rrugore në Fier për verifikimin e makinave luksoze. Deri tani janë shoqëruar 150 automjete në komisariatin e fierit ku janë bërë verifikim për drejtuesit e tyre.

Burime nga policia  e Fierit tregojnë se ende nuk ka persona të arrestuar pasi nga verifikimet e deritanishme pjesa me e madhe rezultojnë me dokumentacion të rregullt.

Prej aksioneve të 24 orëve të fundit në Shkodër janë sekuestruar 4 automjete që kanë patur problem me dokumentacionin.

Në Shkodër policia ka verifikuar mbi 100 mjete në terren por kanë rezultuar të rregullta.

6 grupeve të kontrolli policisë të Elbasanit nuk i kanë dalë 72 orë që të sekuestrojnë mjete luksoze.

Gjithsesi mësohet se në terren në Qarkun e Elbasanit janë ndaluar për verifikim rreth 300 mjete të luksit.

Në Korcë nuk raportohen makina apo prona të sekuestruara.

Në oborrin e godinës së Policisë së Korçës dhe ato pak mjete që duken nga pamjet janë të bllokuar për shkaqe të tjera dhe nuk kanë lidhje me aksionet e ditëve të fundit. Përgjatë gjithë rrugës nga Korça në Pogradec kamera e ABC News u përball me disa postblloqe dhe mjete që ishin ndaluar për verifikimi.

Policia rrugore dhe efektivët e tjerë më të specializuar të FNSH dhe Shqiponjave vijojnë kontrollet në zona të ndryshme të vendin duke ndaluar për verifikim çdo mjetë luksoz dhe të tjera në rastet kur kanë dyshime se ato mund të jenë blerës me para të paligjshme apo mund të jetën vjedhur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!